Ish presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, beson se Maurizio Sarri, nuk e ka klasin për ta drejtuar klubin bardhezi, sidomos pas gishtit të treguar ndaj tifozëve të klubit.
Ish-trajneri i Empolit dhe Napolit flitet se do të vijë në Torino pasi që ta mbyll kontratën me Chelsean, nga ku pritet të lirohet.
“Si fans do të thosha jo, si drejtor ndoshta po”, ka thënë fillimisht ish-presidenti i Juventusit, Cobolli Gigli.
“Sarri nuk ka aspak klas, pavarësisht nëse vesh tuta apo jo. Pastaj ai gishti i mesit, drejtuar tifozëve bardhezi, është për t’u veçuar”.
Juventus vs Napoli yesterday, in England the Liverpool fans absolutely bombarded the Man City bus and Juve try doing that but unlike Man City, Sarri (Napoli manager in red circle) and responds with a casual middle finger and his team are not fazed whatsoever! 👌🏻 pic.twitter.com/aJiXqoGaRm
— Jafar (@SJHuss313) April 23, 2018
“Besoj se Gianni Agnelli (ish-drejtuesi i Juves) nuk do të sponsorizonte emërimin e tij”, deklaroi Gigli.
Në prill të vitit 2018, Sarri ishte fotografuar duke ua treguar gishtin e mesit fansave të Juventusit që ishin jashtë stadiumit në Torino.
Cobolli Gigli po ashtu nuk është i kënaqur që kryesia e klubit me Andrea Agnellin, Pavel Nedvedin dhe Fabio Paraticin e kanë liruar nga puna Max Allegrin që kishte fituar pesë tituj radhazi. /Telegrafi/