Telegrafi

Ish-presidenti i Gjeorgjisë kërcënon se do të kërcej nga kulmi i një ndërtese (Video)

Ish-Presidenti gjeorgjian Mikhail Saakashvili ka alarmuar të gjithë institucionet e sigurisë kur para shtëpisë së tij u shfaqen forca të shumta të policisë, pasi është ngjitur në kulmin e një ndërtese në Kiev dhe ka kërcënuar të pranishmit se do të kërcej.

“Populli i Ukrainës bashkohuni. Mos lejoni që Poroshenko të më kidnapoj sipas urdhrit të Putinit”, është dëgjuar duke bërtitur nga kulmi, transmeton Telegrafi.

Kolegu i Saakashvilit, David Sakvarelidze, ka deklaruar në mëngjes se persona të panjohur kanë thyer derën e apartamentit të Saakashvili në Kiev, transmeton Telegrafi.

Saakashvili për disa minuta ka biseduar me policinë, duke i kërcënuar se do të kërcej nga ndërtesa nëse dikush tenton ta prekë.

Njëri nga bashkëpunëtorët e ish-Presidentit të Gjeorgjisë është hospitalizuar pasi kishte thyer këmbët dhe duart. /Telegrafi/