Telegrafi

Ish-presidenti George W. Bush e quan tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani një ‘gabim’

Ish-presidenti George W. Bush kritikoi tërheqjen e trupave amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani, duke paralajmëruar se pasojat do të jenë “tepër të këqija”, dhe duke e quajtur vendimin një “gabim”.

Ish-presidenti, gjatë një interviste me transmetuesin gjerman Deutsche Welle, paralajmëroi se gratë dhe vajzat afgane “do të pësonin dëm të papërshkrueshëm”, shkruan FoxNews, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Largohet ushtria amerikane, trupat afgane dorëzojnë armët - gjenerali amerikan i shokuar nga sa shpejt ata janë dorëzuar te talibanët

“Ky është një gabim”, tha Bush. “Ata thjesht do të lihen pas për t’u masakruar nga këta njerëz shumë brutalë dhe kjo ma thyen zemrën”.

Komentet e Bush vijnë pasi presidenti Joe Biden, javën e kaluar, tha se trupat amerikane do të jenë jashtë Afganistanit më shpejt sesa afati i tij i 11 shtatorit.

Biden u tha gazetarëve javën e kaluar trupat amerikane do të jenë në shtëpi deri më 31 gusht.

Lexo po ashtu Zhvillime dramatike në Afganistan, talibanët ngrenë flamurin në vendkalimin strategjik me Pakistanin

“Në këtë kontekst, shpejtësia është siguri”, u tha Biden gazetarëve, duke shtuar se asnjë anëtar i vetëm ushtarak amerikan nuk ka humbur gjatë procesit të tërheqjes.

“Shtetet e Bashkuara bënë atë që ne shkuam të bënim në Afganistan – për të kapur terroristët që na sulmuan më 11 shtator dhe për t’i dhënë drejtësi Usama bin Ladenit”, vazhdoi ai. “Ne nuk shkuam në Afganistan për të ndërtuar kombin”.

Lexo po ashtu Pamje që tregojnë se çfarë lanë pas amerikanët, pasi u larguan nga baza e tyre në Afganistan

Gjatë një interviste ekskluzive me Fox News në maj, Bush tha se ai nuk mendonte se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani ishte “e nevojshme”, duke i thënë Fox News se ai ishte “thellësisht i shqetësuar” që një “vakum” do të krijohet pa një prani të SHBA-së në rajon.

“Unë gjithmonë kam paralajmëruar që asnjë prani e SHBA-së në Afganistan do të krijojë një vakum dhe në atë vakum ka të ngjarë të vijnë njerëz që i trajtojnë gratë si qytetare të klasit të dytë”, i tha Bush, i cili ishte president gjatë sulmeve të 11 shtatorit, për Fox News.

“… Por vendimi është marrë dhe ne tani duhet të lutemi dhe të shpresojmë se është vendimi i duhur”. /Telegrafi/