Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, miku i madh i shqiptarëve ka kujtuar momentin kur bashkësia ndërkombëtare, me në krye SHBA-të i dha fund luftës në Kosovë dhe krimeve të Serbisë.
Clinton në një postim në platformën X, ka të bashkëngjitur videon që tregon momentet e asaj periudhe dhe periudhën kur për 78 ditë NATO bombardoi caqet ushtarake të Serbisë për t’i dhunë fund krimeve dhe spastrimit etnik në Kosovë.
E në 25-vjetorin e çlirimit, ish presidenti amerikan falënderon për tashmë 25 vjet paqe në Kosovë.
“Sot po falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë”, shkruan ai. /Telegrafi/
Today I am giving thanks for 25 years of peace in Kosovo. https://t.co/VwiBm31aaM
— Bill Clinton (@BillClinton) June 11, 2024