Site icon Telegrafi

Ish-presidenti i Barcës: PSG e kërkon Neymarin si hakmarrje për Verattin

Spekulimet për kalimin e Neymar te PSG nuk kanë të ndalur.

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, thotë se këto spekulime të nxitura janë të vërteta dhe oferta e PSG-së vjen për një arsye.

Ai thotë se insistimi i Barcelonës për Verrattin ka pasur për pasojë këmbënguljen e PSG-së për Neymarin dhe ofertën e jashtëzakonshme prej 222 milionë euro.

“Neymar nuk largohet nga Barca. Ajo që po ndodh është se PSG po hakmerret sepse është ndjerë e përulur nga tendenca e Barcës për Verrattin. Ata po tentojnë të bëjnë telashe me Neymarin”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Barcelona

“Unë shpresoj se Neymari e sqaron se nuk do të largohet. Unë shpresoj se ai do të qëndrojë dhe se këto spekulime s’kanë bazë”.

“Si tifoz i Barcelonës dhe një njeri i përfshirë aktivisht në futboll, mendoj se Neymar do të qëndrojë te Barca edhe për shumë vite. Jam i bindur se ne po shohim vetëm taktika destabilizuese nga PSG?”, deklaroi Gaspart.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtarëve

Aktualisht Neymar po hesht për situatën e tij dhe spekulimet rreth PSG-së. /Telegrafi/

Exit mobile version