Telegrafi

Ish-presidenti i Barcelonës në ‘Elbasan Arena’, ndjek nga afër ndeshjen Skënderbeut ndaj Partizanit të Beogradit (Foto)

Ish-presidenti i gjigantit spanjoll, Barcelonës, Joan Laporta gjendet në stadiumin “Elbasan Arena” për të ndjekur ndeshjen e Skënderbeut në Ligën e Evropës.

Joan Laporta është në stadiumin e Elbasanit për të ndjekur nga afër ndeshjen e Skënderbeut.

Padyshim ky është emri më i njohur në tribunat e stadiumit dhe nuk ka mundur do t’i shpejtoj fotoreportereve.

Lexo po ashtu Skënderbeu – Partizani i Beogradit, formacionet zyrtare

Ish-presidenti i Barcelonës po ndjekë nga afër ndeshjen e grupit B të Ligës së Evropës mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit.

Prezenca e tij ka bërë që Laporte të fotografohet nga shumë fotograf në stadiumin “Elbasan Arena” gjersa gjendej pranë presidentit të klubit shqiptar Ardian Takaj.

Lexo po ashtu Laporta: Barca po shkatërrohet, bordi të japë dorëheqje

Ndryshe, Laporta ishte president i gjigantit katalunas nga viti 2003 deri më 2010, duke fituar plot 12 trofe me Barcelonën gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/

Laporta në Elbasan Arena (Foto:Panorama)