Ish-presidenti i gjigantit spanjoll, Barcelonës, Joan Laporta gjendet në stadiumin “Elbasan Arena” për të ndjekur ndeshjen e Skënderbeut në Ligën e Evropës.
Joan Laporta është në stadiumin e Elbasanit për të ndjekur nga afër ndeshjen e Skënderbeut.
Padyshim ky është emri më i njohur në tribunat e stadiumit dhe nuk ka mundur do t’i shpejtoj fotoreportereve.
Ish-presidenti i Barcelonës po ndjekë nga afër ndeshjen e grupit B të Ligës së Evropës mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit.
Prezenca e tij ka bërë që Laporte të fotografohet nga shumë fotograf në stadiumin “Elbasan Arena” gjersa gjendej pranë presidentit të klubit shqiptar Ardian Takaj.
Ndryshe, Laporta ishte president i gjigantit katalunas nga viti 2003 deri më 2010, duke fituar plot 12 trofe me Barcelonën gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/