Site icon Telegrafi

Ish-portieri i Dortmundit, Langerak me fjalë të mëdha për Ter Stegen dhe Alisson

Alisson Becker, Marc-Andre ter Stegen (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Ish-portieri i Borussia Dortmundit, Mitchell Langerak, i ka lavdëruar katër portierët e mbetur në Ligën e Kampionëve, ndërsa lëvdatat e veçanta i ka rezervuar për Marc-Andre ter Stegen dhe Alisson Becker.

Langerak ka luajtur për pesë sezone të BVB (2010-2015), para se të transferohej në Japoni te skuadra ku po luan tani, Nagoya Grampus.

Marc-Andre ter Stegen (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Australiani ka thënë fjalë të mëdha për portierin e Barcelonës dhe atë të Liverpoolit, të cilët do të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

“Ter Stegen është i jashtëzakonshëm me mënyrat si bën disa pritje. Ai është fantastik me këmbë dhe kuar luan te Barcelona, kjo është mënyra si duhet të luash”.

Alisson Becker (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

“Alisson, po ashtu, te Liverpooli, është portier që i bën pritjet e pabesueshme dhe është shumë i fortë për skuadrën. Mendoj se deri më tani në Ligën Premier, ka 19 ose 20 ndeshje pa pranuar gol, prandaj është e jashtëzakonshme”, ka thënë Langerak për Goal. /Telegrafi/

Exit mobile version