Telegrafi

Ish-polici skocez përplaset me veturën në dyqanin që kryen shërbimet funerale – tentoi të vret ish-gruan dhe nënën e saj

Një ish-polic nga Skocia ka përfunduar prapa grilave, pasi ka tentuar të mbyt ish-gruan derisa ishte duke vozitur nën ndikim të alkoolit dhe u përplas qëllimshëm në lokalin e biznesit që kryen shërbime funerale.

Kamerat e sigurisë shfaqin William McBurnie duke rritur shpejtësinë dhe duke u përplasur në dyqanin ku gjendeshin ish-gruaja Zoe Turnbull dhe e ëma e saj 71-vjeçe Beverly, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e kësaj përplasje që të dyja kanë mbetur të lënduara në sulmin e dhjetorit të vitit 2022 në Jedburgh të Skocisë.

Ai tani ka përfunduar prapa grilave pasi ka pranuar se ka tentuar të kryej vrasjet. Gjykatësi Mulholland e ka paralajmëruar se do të dërgohet në burg për “një kohë të gjatë” për veprimin “qyqar”.

Ai ngiste veturën nën ndikim të alkoolit, madje sipas ekspertëve kishte konsumuar tre herë më shumë sasi alkool sesa që është e lejuar për të qëndruar prapa timonit. /Telegrafi/