Me publikimin e një fotografie të disa viteve më parë të çiftit Sadije dhe Shkëlzen Berisha, të gjithë menduan se koha nuk ia ka zbehur dashurinë Sadijes për djalin e ish-kryeministrit shqiptar.
LEXONI PO ASHTU: Sadija provokon Arminën, publikon foto dorë për dore me Shkëlzenin
Ajo vendosi që të japë një sqarim për të gjithë ata që dyshuan në lidhje me këtë postim.
“Fotografitë janë publikuar nga fëmijët e mi, ata janë ende shumë të rinj për të pasur një llogari të tyre në Facebook apo Instagram. Kështu që shfrytëzojnë profilin tim. Shkëlzeni mbetet gjithmonë babai i tyre”, ka thënë ajo, transmeton revista Nam.
Megjithatë, përshkrimi poshtë fotografisë nuk të bind aq sa, të bën të besosh se mund të shkruhet nga fëmijë që ende nuk e kanë moshën e duhur
“Në oborrin e shtëpisë sime të vjetër. Pesëmuajshe shtatzënë me Medinën, por dukesha si tetëmuajshe. Vjeshta është një stinë e bukur dhe mua më pëlqen aroma e kuajve”, shkruante në përshkrim.
Sido që të jetë, kjo fotografi është fshirë nga profili i Sadijes.