Telegrafi

Ish-nxënësi kanos me thikë sigurimin e shkollës në Gradicë të Drenasit

Policia e Kosovës njofton se një person, sigurim i shkollës së fshatit, është ankuar dje se është kanosur me thikë nga një ish-nxënës i shkollës i moshës 16-vjeçare.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në fshatin Gradicë e Komunës së Drenasit.

“Fsh. Gradicë, Gllogoc 06.09.2022 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar, sigurim në shkollën e fshatit, ka njoftuar policinë se është kanosur me thikë nga i dyshuari kosovar 16 vjeçar ish-nxënës i shkollës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Palët thuhet se janë dërguar në stacion dhe pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u trajtuar si “Kanosje”. /Telegrafi/