Site icon Telegrafi

Ish-‘Miss Universe Kosova’, Marigona Dragusha bëhet nënë për herë të dytë

Foto: Marigona Dragusha/Instagram

Ish-‘Miss Universe Kosova’, Marigona Dragusha, është bërë nënë për herë të dytë.

Këtë gjë ajo e bëri të ditur të enjten përmes dy fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke mbajtur fëmijën e porsalindur në duar.

Ajo bëri të ditur se ka sjell në jetë një djalë, të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj e kanë pagëzuar me emrin Lekë.

Përndryshe, ajo dhe bashkëshorti i saj janë prindër edhe te një djali më të madh të quajtur Dren.

Marigona Dragusha përndryshe njihet si modele e suksesshme shqiptare. Ajo është renditur në paraqitjen e “Miss Universe 2009”, pas fitueses Stefania Fernandez të Venezuelës.

Ndërkohë Dragusha fitoi titullin e saj kombëtar, ‘Miss Universe Kosova’, më 4 prill 2009. /Telegrafi/

Exit mobile version