Telegrafi

Ish-Miss Shqipëria: Më tërheqin meshkujt edhe femrat (Video)

Ish Miss Shqipëria, Egla Harxhi ka dhënë një intervistë ku ka treguar shumë për jetën e saj private. Bukuroshja flet për rrugëtimin e saj nga biondja e pafajshme në kuqsen e egër apo “Savage” siç e quan edhe gazetari Kelvi Kadilli. 

Lexo po ashtu Ish-Miss Shqipëria fotografohet 'topless' në Dhërmi (Foto, +18)

Egla mund të quhet padyshim vajza që mishëron të bukurën, femëroren dhe inteligjenten në një person të vetëm. Bukuroshja është diplomuar për arkitekturë dhe aktualisht ndodhet në Paris për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë aktore, transmeton intv.

Gjatë intervistës ajo shpjegon konceptin e fotove nudo të publikuara së fundmi dhe flet hapur për preferencat e saj seksuale.

Lexo po ashtu "Miss Shqipëria 2007" pozon lakuriq për revistën franceze (Foto, +18)

Ajo shprehet se nuk i pëlqejnë kategorizimet dhe nuk e quan veten biseksuale apo ‘gay’ por ka tërheqje të njëjtë si për femrat ashtu edhe për meshkujt.