Prej disa kohësh flitet se ajo po përjeton një histori dashurie dhe kjo pas publikimit të një fotografie të ish-Miss Shqipëria, Nevina Shtylla, teksa puthej me një djalë.
Prezantuesja e njohur e “Jo vetëm modë”, më në fund kaa zbuluar të vërtetën.
E ftuar pasditen e së enjtes në emisionin “Rudina” në Klan, ajo pranoi se është në një lidhje.
“Po, kam përkrah një person. Kemi pak kohë, jo shumë. Është një lidhje që po kalon mirë, po e shijoj”, deklaroi Nevina.
Lidhur me rezervimin sa i takon jetës së saj private, ajo shtoi se është diçka personale që nuk dëshiron ta ndajë me të tjerët.
Sa i takon rrjeteve sociale tha se, “Instagram-in unë e përdor vetëm për atë që unë bëj. Nuk kam as foto të shoqërisë, të partnerit jo e jo, as të familjes. Madje edhe ajo fotoja e publikuar me partnerin ka qenë e pamenduar. Dua ta ruaj jetën time private sepse zgjedhja për të qenë person publik ka qenë e imja, jo e personave rreth meje”.