Site icon Telegrafi

Ish-Miss Shqipëria, Klea Bushi në lidhje me biznesmenin malazes Millosh

Foto: MIlos/Instagram

Klea Bushi u bë e njohur në vitin 2019, duke rrëmbyer kurorën e “Miss Shqipëria”.

Vajza e cila bën një jetë mes Shqipërisë dhe Italisë, duket se më në fund e ka gjetur fatin e jetës.

Mësohet se ajo është në një lidhje me modelin dhe biznesmenin e njohur malazes, Millosh.

Ky i fundit është i përfshirë edhe në ujërat e biznesit dhe me një firmë të patundshmërive dhe një agjencie të turizmit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Bukuroshja shqiptare ka ndarë tashmë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të përbashkëta të çiftit, të cilët kanë marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit.

Klea përndryshe që nga koha kur fitoi kurorën e “Miss Shqipëria 2019”, ka ushtruar profesionin e saj si blogere, në reklamimin e markave të ndryshme.

Pasuese e kurorës së saj ishte Iljada Baci, e cila u shpall vitin e kaluar “Miss Shqipëria 2020”. /Telegrafi/

Exit mobile version