Një Gjykatën Themelore Shkupi 1 ka vazhduar sot seanca për lëndët “Tenderët”, ku e akuzuar është Elizabeta Kançeska-Milevska, ish-ministre e Kulturës, dhe dy kolege të saj.
Që të triat u shprehën të pafajshme, ndërsa Prokuroria Speciale Publike (PSP) i akuzon për tender të paligjshëm me rastin e ndërtimit të Muzeut të OBRM-së. Milevska tha se e kupton akuzën, por nuk gjen askund keqpërdorime, dhe se gjithçka që ka punuar, sipas saj, ka qenë e ligjshme.
Ndërkaq, gjykimi për “Shuplakat”, ku të akuzuar janë ish-funksionarët, Gruevski, Janakieski, deputetja Daniela Rangellova, si edhe nëntë persona tjerë. u shty sërish.
Njëri nga të akuzuarit nuk erdhi në gjyq, pasi që është i sëmurë. Prokurorja speciale Fatime Fetai kërkoi paraburgim për këtë person, pasi që nuk paraqitet në tre seancat e fundit. Gjykimi u shty për më tre prill./Telegrafi/