Telegrafi

Ish-ministrja Dumoshi për regjisoren Burbuqe Berisha: Humbje shumë e madhe, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e kulturës

Foto: Facebook

Homazhe tek arkivoli i regjisores Burbuqe Berisha ka bërë edhe ish-ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Ajo theksoi që vdekja e Burbuqes është një humbje e madhe për komunitetin kulturor e po ashtu edhe për gjithë Kosovën.

“Buqen e kam pasur mike qysh në kohën e rinisë Buqja ka qenë një person i jashtëzakonshëm për neve edhe komunitetin kulturor dhe gjithë Kosovën është humbje shumë e madhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e kulturës në fushën e edukimit të gjeneratave të studentëve sepse ka ligjëruar, andaj kjo vdekje ka qenë e papritur sidomos për neve miket e saja”.

Vlora Dumoshi (Foto: YouTube)

“Uroj që puna e saj të kujtohet e gjithsesi do e kujtojmë edhe Buqen dhe do e kemi në shpirtin tonë. Unë i ngushëlloj familjarët për këtë humbje të madhe sepse ka qenë shtyllë e familjes përveç kontributit të saj në kulturë, në arsim Buqja ka pasur edhe një histori familjare e bija e një të burgosuri politik të cilët nuk e kanë pasur jetën e lehtë por Buqja ka qenë ajo që ka luftuar”, tha Dumoshi.

Lexo po ashtu Kurti e Çeku bëjnë homazhe për regjisoren Berisha: Angazhimi e puna e saj për teatrin e filmin lë gjurmë të shkëlqyera në kulturën tonë

Regjisorja e njohur kosovare ka ndërruar jetë dje në ambientet e Ministrisë së Kulturës.


Ajo vdiq në moshën 51-vjeçare duke lënë pas një karrierë të bujshme profesionale. /Telegrafi/