Ish-ministri i Brendshëm polak, Mariusz Kaminski, i dënuar dhe i arrestuar dje nën akuzat për shpërdorim të detyrës, ka nisur një grevë urie, njoftoi sot ai.
“Njoftoj se vendimin tim e konsideroj si akt hakmarrjeje politike”, thuhet në deklaratën e atij politikani nga lista e partisë konservatore PiS, të cilën e lexoi ish-deputeti i tij Blazej Pobozy në një konferencë për media përballë kryeministrisë.
“Si i burgosur politik kam filluar grevë urie nga dita e parë në burg”, ka thënë ai.
Policia mbrëmë është futur në pallatin presidencial në Poloni, duke zbatuar urdhrin e prokurorisë që të arrestohen ish-ministri dhe zëvendësi i tij, që është një eskalim konflikti mes qeverisë së re dhe kreut të shteti Andrzej Duda.
Dyshja ishin aty për ceremoninë e emërimit të këshilltarëve të presidentit. Ata akuzohen për një rast korrupsioni lidhur me shndërrimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore, shkruajnë mediat polake.
Kryeministri Donald Tusk njoftoi pas fitores së tij në zgjedhje në tetor se do të ndryshonte politikat e PiS, shpesh të akuzuar për minimin e demokracisë gjatë sundimit të saj tetë-vjeçar. /Telegrafi/