Site icon Telegrafi

Ish-ministri Bislimi takon drejtuesit e ATK-së

Ministri i deritanishme në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, dje ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, me ç‘rast është takuar me menaxhmentin e ATK-së.

Bislimi falënderoj drejtorin e përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezajn, si dhe gjithë stafin për bashkëpunimin e treguar në ecjen përpara të proceseve të punës, e veçanërisht për bashkëpunimin gjatë periudhës së pandemisë, për të cilën periudhë ai tha se ATK ka pasur një rol kyç, në mbështetje të implementimit të masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, ai tha se administrata tatimore për gjatë kësaj periudhe sa kam qenë në detyrën e Ministrit të Financave dhe Transfereve, por edhe më herët ka bërë një punë tejet profesionale, e cila padyshim që ka reflektuar dhe do të vazhdoj të reflektoj në zhvillimin e vendit tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version