Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka reaguar sot pas deklaratës së ministres së Jashtme, Donika Gërvalla e cila ka deklaruar një ditë më parë se reagimi i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani lidhur me gazetarët nuk ishin në cilësinë e diplomatit.
Berisha ka shkruar në Facebook se me shpjegimin që ka bërë ministrja Gërvalla tregoi se shteti i Kosovës në vend të krye-diplomates ka një krye-anarkiste.
Lexoni të plotë postimin e Berishës:
Me shpjegimin që bëri zonja Gërvalla për rastin e diplomatit Sadriu, tregoi që shteti i Kosovës në vend të krye diplomates ka një kryeanarkiste.
Ministrja e Punëve të Jashtme, zonja Gervalla, ju bëri ftesë të gjithë diplomateve që ata/ato nuk kanë detyrime ndaj Kushtetutës, Ligjeve, normave e kodeve të mirësjelljes civile e diplomatike por kanë vetëm detyrime ndaj bashkëshortëve apo partnereve të tyre dhe nuk kanë asnjë kufizim në fjalorin që përdorin.
Në Evropë jo se jo, por vështirë të gjendet në botë ndonjë shembull i tillë degradues. /Telegrafi/