Site icon Telegrafi

Ish-Mbrojtja Civile serbe vazhdon trajnimet (Video)

Pjesëtarë të ish-Mbrojtjes Civile (Civilna Zastita), që nga 11 janari kur nënshkruar kontratat e punës me 23 agjencione e ministri kanë filluar trajnimet, të cilat po vazhdojnë ende.

Deri më tani janë mbajtur trajnime nga ana e OSBE-së, por edhe nga Instituti për Administratën Publike të Kosovës.

Fokus i trajnimeve ka qenë njohja me punë në administratë si dhe me detyrat dhe përgjegjësitë e shërbyesve civilë.

Por trajnimi do të vazhdojë edhe nga UNDP, trajnime që lidhen me procesin e tranzicionit, ngase këta njerëz kanë punë në një tjetër mjedis pune.

Por do të ketë edhe një fazë të trajnimit, konfirmon ministrja për Dialog, Edita Tahiri, për Tribuna Channel.

Exit mobile version