Site icon Telegrafi

Ish-mbrojtësi i Barcelonës po e konsideron pensionimin nga futbolli në moshën 31-vjeçare

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti po e konsideron mundësinë e pensionimit në moshën 31-vjeçare pas lëndimeve të vazhdueshme në gju. 

Veterani francez ka luajtur vetëm një ndeshje në 2024 dhe i është nënshtruar dy operacioneve në gju, një në muajin shkurt dhe një tjetër në gusht. 

Kontrata e tij me Lille do të skadojë këtë verë dhe klubi francez po synon që ta lejojë largimin e tij. 

Teksa dy sezone më parë dukej se Umtiti do të rikthehet sërish në formën e mëparshme fizike duke luajtur tek Lecce si huazim në 2022/2023 dhe Lille e transferoi si lojtar të lirë.

Me ndeshjen e tij të fundit në janar, tek Lille kanë shumë pak shpresa për rikthimin e tij dhe mediumi spanjoll Sport ka raportuar se Umtiti mund t’i thotë përfundimisht lamtumirë futbollit. 

Umtiti konsiderohej si njëri prej talentëve më të mëdhenj në futboll kur u transferua tek Barcelona, por pasi iu nënshtrua një operimi për të luajtur në Kupën e Botës 2018, të cilën e fitoi, ai që prej atëherë është ballafaquar me probleme në gju./Telegrafi/

Exit mobile version