Legjenda e Romës, Vincent Candela ka thënë se Romës i duhet një sulmues si Gabriel Batistuta, ndërsa thotë që Edin Dzekos të mos i jepet një rast tjetër.
Ish ylli i Giallorossëve ka luajtur edhe në urdhrat e Luciano Spallettit, ndërsa te Roma ishte për tetë vite.
“Nëse do të isha në klub, do ta largoja Dzekon. Romës i duhet një sulmues si Batistuta, një sulmues që godet dhe shënon nga çdo pozitë”.
Ai ka lavdëruar disa lojtarë të Romës si Miralem Pjanic, Radja Nainggolan dje Kostas Manolas.
“Në mendimin tim Pjanic është lojtar i madh, por nëse më duhet të zgjedh mes Manolas, Pjanic dhe Nainggolan, boshanjku do të humbte”, ka thënë Candella. /Telegrafi/