Telegrafi

Ish-lojtari i Liverpoolit dhe Lazios, Lucas Leiva diagnostikohet me probleme në zemër

(Foto: Getty Images)

Mesfushori i dikurshëm i Liverpoolit dhe Lazios, Lucas Leiva, është detyruar të tërhiqet nga futbolli, ndërkohë që pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve tjera mjekësore pas zbulimit të një problemi me zemrën.

Braziliani i kaloi 15 vite duke luajtur në Evropë, para se të kthehej te klubi i fëmijërisë, Gremio, në vitin e kaluar i tranfser i lirë.

Ai nënshkroi kontratë njëvjeçare, mirëpo është larguar nga plani stërvitor i klubit derisa është në pritje të rezultateve të reja.

Në njoftimin e klubit që është konfirmuar edhe nga lojtari, thuhet se 35-vjeçari ka pasur rrahje të parregullta të zemrës. Ato janë zbuluar gjatë ekzaminimeve fizike parasezonale.

Prej se u transferua në vitin 2007 në Anfield, Leiva kaloi dhjetë vite te Liverpooli (2007-2017) dhe pesë vite te Lazios (2017-2022). /Telegrafi/