Site icon Telegrafi

Ish-lojtari i Liverpoolit: Coutinho duhet të kthehet në Anfield

Philippe Coutinho(Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Ish-lojtari i Liverpoolit, Phil Thompson, ka thënë se Philippe Coutinho duhet të rikthehet në Anfield Road, pasi e njeh filozofinë dhe lojën e skuadrës edhe pse u largua në mënyrë të turpshme në vitin 2018.

Sulmuesi brazilian ka kaluar vetëm 18 muaj te Barcelona, andaj këta të fundit janë të zhgënjyer me paraqitjet e tij nga fillimi e deri më tani, gjersa janë duke tentuar ta shesin në këtë verë.

Thompson ka thënë se Liverpool nuk duhet të mbajë inat me Philippe Coutinhon, por ta kthejë atë në skuadër, pasi kanë më së shumti nevojë për cilësitë e tij për sezonin e ri dhe kanë më shumë gjasë që ta fitojnë Ligën Premier.

Phil Jones(Foto: Anesh Debiky/ITM Group via Gallo Images/Getty Images/Guliver)

“Unë do ta riktheja sërish në skuadër, nuk duhet të mbash inat me një lojtar që ka dashur ta realizojë ëndrrën e tij dhe me lojtar që nuk mund ta refuzojnë një klub të madh si Barcelona”, ka thënë ish-lojtari i Liverpoolit.

“Ai ka shkuar që 18 muaj te Barcelona, por është duke vuajtur. Nuk ka luajtur shumë te blaugranasit, por unë do ta ktheja në skuadër, ai përshtatet shumë mirë në lojën tonë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liverpool

“Atij i pëlqen të lëviz nëpër qendër dhe t’i bëjë ato gjuajtjet me harkë. Te Barcelona nuk e duan më shumë se sa që e kanë dashur te Liverpooli, andaj unë i them atij që ta mendojë dhe ta kërkojë rikthimin në Anfield”, ka shtuar më tej Thompson. /Telegrafi/

Exit mobile version