Site icon Telegrafi

Ish-lojtari i Liverpoolit, Andre Wisdom ndodhet në spital pasi është therur me thikë

Andre Wisdom (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Derby Countyt, Andre Wisdom, është duke u shëruar në spital pasi është therur me thikë në Liverpool.

Klubi ka njoftuar se 27-vjeçari ka qenë viktimë e një sulmi dhe vjedhjeje në Toxteth, ku kishte shkuar për t’i vizituar familjarët dhe me këtë rast ka marrë lëndime.

Ai është në gjendje stabile shëndetësore dhe do të shërohet plotësisht, ndërkohë policia është duke e hetuar incidentin.

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Wisdom ka qenë pjesë e Liverpoolit, klub të cilit iu bashkua në vitin 2012 dhe kishte regjistruar 14 paraqitje.

Futbollisti anglez ishte në pronësi të Redsave deri në vitin 2017, mirëpo gjatë gjithë kohës ishte huazuar në klube të ndryshme, derisa në nënshkroi për Derbyn. /Telegrafi/

Exit mobile version