Site icon Telegrafi

Ish lojtari i Interit i festoi para fytyre kur Monza barazoi rezultatin ndaj Juventusit – Rabiot ia kthen mesazhin pasi Zonja e Vjetër fitoi

Adrien Rabiot ka reaguar përmes rrjeteve sociale për gjestin e Roberto Gagliardinit në ndeshjen Monza-Juventus, që u mbyll me fitoren 1-2 të “Zonjës së Vjetër”.

Në atë moment Monza barazoi rezultatin në 1-1 dhe ishte minuta e parë e kohës shtesë, kur Gagliardini shkoi për të festuar në mënyrë provokuese përpara Rabiot.

Mesfushori i Juves nuk reagoi në moment dhe vazhdoi ndeshjen, duke dhënë një asistim të bukur në golin e Federico Gattit që i dha bardhëezinjëve fitoren dhe vendin e parë në renditje.

Pas përfundimit të takimit, sapo shkoi në dhomat e zhveshjes, francezi publikoi një “Insta-Story”, ku i theksonte lojtarit kundërshtar, se duhet të tregohet më i përulur deri në përfundim të çdo sfide.

“Mësoni të qëndroni të përulur, sepse derisa gjyqtari të japë vërshëllimën për fundin e ndeshjes, gjithçka është ende e mundur”, ka shkruan Rabiot.

Juventusi me këtë fitore është lider në Serie A me 33 pikë, një më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/

Exit mobile version