Joao Felix shënoi një gol që u anulua padrejtësisht nga VAR-i në përballjen ndaj Barbastros në Kupën e Mbretit.
Sido që të jetë, shumë tifozë dhe ekspertë të futbollit nuk e pëlqyen mënyrën se si ai u paraqit në këtë sfidë.
Njëri nga ata persona që mbetën të pakënaqur është edhe ish-lojtari i Barcelonës, Abelardo.
“Gjëja më e keqe nuk janë gabimet që Joao Felix bën, por sjellja që ai e shfaq pasi e bën këtë. Ai jep një imazh të keq. Ju e humbni topin, kështu që luftoni që ta riktheni përsëri, luftoni për të. Ai nuk ka mentalitet”, ka thënë Abelardo për Movistar.
Kjo nuk është hera e parë që 24-vjeçari kritikohet për paraqitjen e tij në fushë gjatë ndeshjeve.
Joao Felix vs Barbastro:
– 71 minutes played
– 0 goals
– 0 assists
– 0 dribbles completed
– 0 crosses completed
– 0 recoveries
– 0 key passes
– 2/9 duels won
– 15 lost posessions pic.twitter.com/VNIs9hL3CP— Barça Universal (@BarcaUniversal) January 7, 2024
Sulmuesi portugez nuk pëlqen që të angazhohet shumë në mbrojtje dhe ky pasivitet i tij është diçka që po i pengon ata që në një mënyrë ose tjetër janë të lidhur me klubin blaugranas.
Në duelin ndaj Barbastros, Felix e humbi topin 15 herë, fitoi vetëm 2 nga 9 duelet sa kishte dhe kompletoi 0 rikuperime të topit.
Një nga topat e tij të humbur bëri që kundërshtari të fitoj rivënie këndore, gjë që bëri që Barcelona të pësoi gol.
Joao zakonisht është mjaft aktiv në sulm, por jo shumë efikas. Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime në 22 ndeshje për katalanasit deri më tani./Telegrafi/