Të martën, Neymar Junior përfundoi kalimin e tij nga Paris Saint-Germain te Al Hilal.
Braziliani bëhet emri i fundit i madh që shkon në Arabinë Saudite, pas lojtarëve si Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.
Ndërsa mbështetësit e Al Hilal janë të kënaqur me lajmin, jo të gjithë në botën e futbollit janë të lumtur.
Jonathan Soriano, një ish-lojtar i Barcelonës, ka luajtur më parë për Al Hilal dhe ai beson se Neymar ka bërë një gabim duke shkuar në Lindjen e Mesme, sipas Mundo Deportivos.
“Neymar ka mjaft cilësi për të udhëhequr një ekip që kërkon të fitojë Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht ai.
“Unë besoj se ai e ka hedhur një peshqir në dysheme. Nuk ka Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, kështu që ai mund të kishte udhëhequr futbollin botëror së bashku me Mbappe dhe Haaland”.
“Në vend të kësaj, ai ka vendosur të fitojë më shumë para”, ka shtuar më tej Soriano.
Ndërsa Neymar është padyshim një përforcim i madh për Al Hilal, sigurisht që është turp që ish-ylli i Barcelonës është larguar nga futbolli evropian në moshën vetëm 31-vjeçare. /Telegrafi/