Telegrafi

Ish-lojtari i Arsenalit ‘vodhi’ monedha antike në një aeroplan dhe u përpoq t’i shiste ato

Eksperienca e ish-futbollistit të njohur, Davor Suker, në Angli nuk shkoi ashtu siç duhet. Sidoqoftë, aftësia e tij për të finalizuar aksionet që në pamjë të parë dukeshin të pamundura të përfundonin me gol, ishte saktësisht ajo që i ‘fitoi’ biletën për të kaluar tek Arsenali nga gjiganti spanjoll Real Madridi në 1999.

Vite më vonë, në 2011, në një udhëtim për në Londër nga qyteti i Milanit, një incident i çuditshëm bëri që Suker të dënohej për shkak të vjedhjes së disa monedhave antike.

Golashënuesi më i mirë i Kroacisë dhe ish-fituesi i Këpucës së Artë të Botërorit, i cili kishte kohë që ishte pensionuar nga futbolli dhe i kishte dhënë fund aventurës në Angli aty ku u paraqit tek Arsenali dhe West Hami, po udhëtonte drejt vendlindjes.

Gjatë udhëtimi ai kishte hasur në disa monedha antike në aeroplan dhe Suker kishte menduar se ai mund t’i merrte për vete, përkundër faktit se ato i kishte harruar një pasagjer tjetër, kjo kishte bërë që stafi të alarmohej.

Të gjithë udhëtarët në aeroplan u pyetën për informata se ku mund të kishin mbetur këto monedha, por sulmuesi kishte refuzuar të përgjigjej, në fakt në vend të kësaj ai ia dorëzoi monedhat një miku i cili do të largohej nga fluturimi.

Miku i tij në fjalë më pas u konsultua me një ekspert për vlerën e këtyre monedhave, dhe ai më pas e informoi policinë për rastin.

Këto monedha antike, të cilat kapnin vlerën e 25 mijë eurove iu dorëzuan më pas eventualisht policisë dhe Suker u dënua me një shumë prej 7 mijë eurosh./Telegrafi/