Ish-mesfushori i Arsenalit, Kristoffer Olsson është në një ventilator në spital pasi u rrëzua në shtëpi, ka njoftuar klubi i tij aktual FC Midtjylland.
Gjigantët danezë zbuluan se 28-vjeçari ‘humbi vetëdijen’ në shtëpinë e tij të martën, më 20 shkurt dhe më pas u transferua në Spitalin Universitar Aarhus.
Ata thonë se reprezentuesi suedez është ‘i prekur nga një sëmundje në dukje akute e lidhur me trurin, e cila nuk është për shkak të vetëdëmtimit të asnjë lloji dhe as shkaku i faktorëve të jashtëm’.
“Një ekip ekspertësh mjekësorë kryesorë të Danimarkës po punon aktualisht me presion të lartë për të vendosur një diagnozë dhe për të filluar trajtimin e duhur”.
“Që nga pranimi, Kristoffer është i rrethuar nga familja e tij e ngushtë dhe pjesë e stafit të FC Midtjylland dhe po trajtohet nga specialistë të fushës”.
“FC Midtjylland kërkon urgjentisht nga publiku që të tregojë respekt dhe mirëkuptim, në mënyrë që Kristoffer, familja dhe mjekët të kenë qetësinë e nevojshme për të siguruar rikuperimin dhe shërimin e Kristoffer sa më mirë”.
“Të gjithë në FC Midtjylland sigurisht që janë thellësisht të prekur nga sëmundja e papritur e Kristoffer dhe mendimet tona dhe mbështetja e plotë shkojnë për Kristoffer dhe familjen e tij”, thuhet në njoftimin e klubit danez.
Meddelelse om Kristoffer Olsson.
— FC Midtjylland (@fcmidtjylland) February 27, 2024
Olsson, i cili ka 47 paraqitje për kombëtaren e tij, nënshkroi për Arsenalin në moshën 16-vjeçare për një tarifë prej rreth 200 mijë funte më 2011.
Ai kaloi tre vjet në klub, por ishte i kufizuar në një paraqitje në Kupën e Ligës në 2013. Pastaj u huazua te Midtjylland në vitin 2014, përpara se të nënshkruante një marrëveshje të përhershme me klubin danez vitin e ardhshëm.
Pas periudhave në AIK, Krasnodar dhe Anderlecht, Olsson u rikthye për një periudhë të dytë te Midtjylland, përsëri duke nënshkruar fillimisht në huazim përpara se ta bënte lëvizjen e përhershme vitin e kaluar.
Ai ka luajtur 13 ndeshje në Superligën daneze këtë sezon.
Pas lajmit për gjendjen e tij shëndetësore, ka reaguar edhe Federata Suedeze e Futbollit dhe ish-klubi i tij, Arsenali, duke i uruar mbështetje dhe shërim të shpejtë. /Telegrafi/
Get well soon, Kristoffer.
We wish you a full and speedy recovery ❤️ https://t.co/ruRrMpiPI8 pic.twitter.com/0RQMAQjUtQ
— Arsenal (@Arsenal) February 27, 2024
Vi är med dig, Koffe ??
Under tisdagsmorgonen nåddes vi av den hemska nyheten att herrlandslagsspelaren Kristoffer Olsson drabbats av en plötslig sjukdom och nu ligger i respirator på sjukhus.
Hela den svenska fotbollsfamiljen tänker på dig och hoppas att du snart… pic.twitter.com/onqhuTWHnt
— Svensk Fotboll (@svenskfotboll) February 27, 2024