Site icon Telegrafi

Ish-legjenda e Liverpoolit e bën punë të kryer largimin e Salah nga klubi në fund të sezonit

Mohamed Salah do të largohet ‘100 për qind’ nga Liverpooli gjatë verës me Ligën Saudite që është destinacioni i tij më i mundshëm, sipas ish-legjendës së klubit Mark Lawrenson.

Salah u lidh shumë me një kalim tek Al Ittihad verën e kaluar, madje thuhej se një ofertë prej 200 milionë eurosh në ditën e fundit të afatit kalimtar ishte refuzuar nga Liverpooli.

Egjiptiani po kalon në një formë fantastike këtë sezon teksa momentalisht me 14 gola të shënuar renditet i dyti në listën e golashënuesve më të mirë në Ligën Premier.

Salah mungoi gjatë javëve të fundit për shkak të një lëndimi që kishte pësuar në Kupën e Kombeve të Afrikës, por tani është rikuperuar plotësisht dhe i gatshëm për lojë.

Lexo po ashtu Kërkohen nga top klube, Liverpooli e bën prioritet vazhdimin e kontratave me tre yjet e tyre

31-vjeçari ka nënshkruar një kontratë të re me Liverpoolin në verën e vitit 2022 ku sipas saj do të qëndrojë në “Anfield” deri në 2025, megjithëse kjo ka mundësi që të mos ndodhë.

“100 për qind, Mo Salah definitivisht do të largohet në verë. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh këtë sezon, unë mendoj se një marrëveshje është arritur verën e kaluar”.

Lexo po ashtu Nga Osimhen te Salah - Planet e PSG-së për t'i investuar mbi 200 milionë euro pas largimit të Mbappes

“Ai do të shkojë të luaj diku si në Arabinë Saudite dhe shpresoj që Liverpooli të marrë një shumë të majme parash dhe të marrë disa lojtarë të tjerë. Salah do të trajtohet si mbret në Arabi”, ka thënë Lawrenson.

“Ai ka mundur të largohet verën e kaluar dhe të hyjë në zyrën e Jurgen Klopp dhe të thoshte, ‘Unë dua të largohem’, por ai nuk e bëri këtë”, përfundoi Lawrenson./Telegrafi/

Exit mobile version