Site icon Telegrafi

Ish-legjenda e Fenerbahces akuzon Mourinhon për përhapje të negativitetit dhe pakënaqësisë brenda ekipit

Një legjendë e Fenerbahces ka akuzuar Jose Mourinhon për përhapje të negativitetit në dhomën e zhveshjes para duelit ndaj Manchester United në Ligën e Evropës.

Tekniku portugez po përgatitet për një ribashkim me ish-klubin e tij Manchester United, teksa Fenerbahce do të përballet me gjigantin anglez në mesjavë.

Para këtij takimi tejet të rëndësishëm, Mourinho është akuzuar se ka gjeneruar ‘pakënaqësi dhe dëshpërim’ brenda dhomës së zhveshjes.

Ka qenë ikona e gjigantit turk, ish-portieri i njohur Volkan Demirel, i cili ia ka lënë haptas fajin për mungesën e rezultateve Mourinhos.

“Për momentin, kjo skuadër e Fenerbahces është e përzier me pakënaqësi dhe dëshpërim. Pse kjo mungesë lumturie? Për shkak të ambientit në të cilin janë. Pse ky dëshpërim? Sepse të gjithë po prisnim diçka”.

“Ne po prisnim nga Mourinho, ne po prisnim nga transferimet që ishin bërë. Ne po thoshim le të shohim pas pauzës me kombëtare, por asgjë nuk ka ndryshuar për momentin, por natyrisht nuk do të vazhdojë kështu”.

“Ne pritëm që të shohim nëse mund të vërenim ndonjë ndryshim, por nuk ndodhi. Ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në dizajnin e ndeshjeve të luajtura në shtëpi dhe si mysafir”.

“Nëse jeni duke udhëhequr me rezultat 2-1, a do të luajë Fenerbahce me shtatë lojtarë në mbrojtje? Nje pikëpyetje e madhe”, përfundoi Demirel.

Fenerbahce ka dështuar që të fitojë ndonjë ndeshje gjatë muajit tetor, teksa së fundmi u ndalën me barazim 2-2 ndaj Samsunsporit duke lëshuar epërsinë dy herë në këtë sfidë./Telegrafi/

Exit mobile version