Telegrafi

Ish-kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski, dëshiron të bëhet gjykatës administrativ

Aleksandar Çiçakovski, ish-kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), i cili dha dorëheqje për shkak të skandalit ku së bashku me kolegët e tij kanë marrë shuma të mëdha në forma të bonuseve, ka aplikuar për gjykatës administrativ.

Kjo sot u mësua në seancën e Këshillit Gjyqësor, në të cilën u kontrolluan aftësitë kompjuterike të kandidatëve, ndërsa Çiçakovski e kaloi dhe mund të vazhdojë tutje me përzgjedhjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga anëtarët e shkarkuar në KSHZ për skandalin me bonuest, thuajse të gjithë janë punësua: Violeta Duma është këshilltare e kryeministrit Zoran Zaev me 40 mijë denarë pagë mujore, Subhi Jakupi është emëruar në Gjykatën e Lartë Administrative, ndërsa Igor Millev është këshilltar në Dogana.

Aferën me bonuset në KSHZ e publikoi ish-ambasadori amerikan në vend Jess Baily, gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016.

Anëtarët e KSHZ-së, së bashku me kryetarin Çiçakovski, deponuan dorëheqjemë 4 dhjetor të 2017./Telegrafi/