Site icon Telegrafi

Ish-kryetari i Kamenicës publikon video të reja të xhandarmërisë serbe në Karaçevë

Ish-kryetari i Komunë së Kamenicës ka publikuar një video e cila mbanë datën e 7 gushtit të këtij viti ku shihet xhandarmëria serbe duke patrulluar në fshatin Karaçevë e Poshtme.

Pas publikimit të fotografive të kësaj ngjarje dhe videos gjatë javës së kaluar, Surdulli ka bërë publike edhe një tjetër video, nga kamerat e sigurisë së shtëpisë së tij.

“Ja edhe video nga kamera e shtëpisë ku shihet qartë duke kaluar ushtarët serbë me disa qenë nëpër rrugën e lagjes sonë në Karaçevë të Poshtme të komunës së Kamenicës, më 07.08.2020 rreth orës 18,05.2020”, shkruan Surdulli krahas videos.

Ndryshe, gjatë javës së kaluar banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës janë shprehur tejet të brengosur, për faktin se nëpër parkingun e një restoranti të këtij fshati janë parë dhe filmuar pjesëtarët e xhandarmerisë serbe duke kaluar.

Lexo po ashtu Dalin pamje të reja të xhandarmërisë serbe në Karaçevë, kërkohet intervenimi i KFOR-it dhe institucioneve qendrore të Kosovës

Ish-kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli ka publikuar pamje të reja ku shihen xhandarmëria serbe duke hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Lexo po ashtu Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, kjo është përgjigja e KFOR-it

Pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, reagimet kanë qenë të shumta, ndërsa lidhur me këtë KFOR-i në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se patrullimet janë të sinkronizuara që nga viti 2008 dhe zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe forcat e armatosura serbe përgjatë vijës kufitare administrative. /Telegrafi/

Exit mobile version