Telegrafi

Ish-kryeministri izraelit tregon mënyrën e vetme për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Barak tha se Izraelit i duhen zgjedhjet për të shmangur “zhytjen në baltën e Gazës”.

“Izraeli nuk mund të shpallë fitoren pa shkatërruar aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit. Por, që Hamasi të fitojë, ai thjesht duhet të mbijetojë. Edhe nëse Izraeli vret (udhëheqësin e Hamasit në Gaza, Yahya) Sinwar, ata përsëri do të mbijetojnë. Mënyra e vetme për të dalë nga konflikti janë zgjedhjet e menjëhershme”, thotë Barak në një intervistë për thetelegraph.

Lexo po ashtu Hamasi refuzon propozimin e Izraelit për armëpushim dy mujor në Gaza

Ish-kryeministri, i cili gjithashtu ka shërbyer më parë si ministër i Mbrojtjes dhe shef i shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), thotë se ka një “vakum lidershipi” në Izrael, duke fajësuar kryeministrin aktual, Netanyahu për refuzimin e “një kërkese të qartë që vjen nga kabineti i brendshëm” për të diskutuar dhe shqyrtuar planet e pasluftës për Rripin e Gazës.

Barak iu referua rolit të anëtarëve të së djathtës ekstreme izraelite, ministrit të Financave, Bezalel Smotrich dhe ministrit të Sigurisë së Shtetit, Itaman Ben Gvir, për refuzimin e marrëveshjes me dy shtete, duke e ditur se nëse Netanyahu do të pranonte negociata të tilla, ai do të humbiste ndaj krahut të djathtë.

Ehud Barak iu referua gjithashtu edhe rezultatet të sondazheve që po e vendosin në ‘fund të pusit’ Netanyahun.

“Të gjitha sondazhet tregojnë se 80 për qind e të rriturve, përfshirë shumicën e partisë së tij, Netanyahun e shohin si njeriun kryesor për gjithë këtë dështim. Rreth gjysma prisnin që ai të jepte dorëheqje menjëherë pas 7 tetorit. Atë ditë, Netanyahu humbi plotësisht besimin e publikut”, ka përfunduar ai.

Lexo po ashtu Netanyahu thotë se vdekja e 21 ushtarëve "një nga ditët më të vështira" të luftës

Barak, i cili më parë shërbeu në një koalicion me Netanyahun në vitin 2011, që atëherë është bërë një kritik i ashpër i kryeministrit dhe ishte një figurë e zëshme në protestat e vitit të kaluar mbi riorganizimin e gjyqësorit.

Ai vazhdimisht ka bërë thirrje për mosbindje civile, gjë që ka sjellë dënime të ashpra nga figurat e koalicionit. /Telegrafi/