Telegrafi

Ish-kryeministri bullgar Ivan Kostov: Bullgaria t’i ndihmojë Maqedonisë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Ish-kryeministri i Bullgarisë gjatë periudhës 1997-2001, Ivan Kostov tha se gjëja më e rëndësishme në këtë moment është të ndihmojmë Maqedoninë sa më shumë që të jetë e mundur dhe më konkretisht, pa shikuar se a do ta vlerësojnë atë, ose nëse nesër nuk do ta ndryshojnë. Kjo duhet bërë dhe ju duhet të dihet se kjo nuk do të harrohet, njerëzit gjithmonë do ta vlerësojnë atë. Unë u bëj thirrje autoriteteve bullgare që të bëjnë pikërisht këtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kostov tha se ishte takuar me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Gjatë takimit Zaev i kishte thënë atij se Maqedonia vlerëson ndihmën humanitare që mori nga Bullgaria në vitin 1999 gjatë dëbimit të qindra mijëra shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i diktatorit serb Slobodan Millosheviç.

“Duhet të jemi krenarë që në atë makth për Maqedoninë kemi arritur ta ndihmojmë dhe të japim ndihmën e dytë më të madhe humanitare që vendi ka marrë. Kjo do të thotë se, krahasuar me të gjitha vendet e tjera evropiane shumë të pasura, ne ishim ndihma e dytë më e madhe humanitare. Kjo është pak e njohur në Bullgari, por duhet të jetë krenare. Kjo vlerësohet në Maqedoni, pavarësisht nga ajo që flasin popullata e njërës apo palës tjetër. Kjo është ajo që më tha Zoran Zaev”, tha Kostov.

Ai shtoi se bisedimet e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO do të jenë shumë të vështira, sepse ato udhëhiqen në kushte shumë të vështira./Telegrafi/