Site icon Telegrafi

Ish-kreu i federatës së futbollit në Republikën e Afrikës Qendrore do të dalë në gjyq për krime lufte

Ish-kreu i federatës së futbollit të Republikës së Afrikës Qendrore (CAR) do të gjykohet për krime lufte në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Patrice-Edouard Ngaissona, i cili drejtoi një grup kryesisht të krishterë anti-Balaka, gjithashtu përballet me akuza për krime kundër njerëzimit, të cilat ai personalisht i mohon.

Ai dhe Alfred Yekatom akuzohen për bashkërendimin e sulmeve kundër popullsisë myslimane të vendit në vitin 2013-2014.

Dhuna vazhdon të ‘vërshojë’ Republikën e Afrikës Qendrore, dy të tretat e së cilës është në duart e rebelëve.

Ish-kolonia franceze u zhyt në trazira në vitin 2013 kur rebelët kryesisht myslimanë nga grupi Seleka morën pushtetin në vendin me shumicë krishtere.

Një bandë e milicive kryesisht të krishterë, i quajtur anti-Balaka, u ngrit për të kundërshtuar Selekën pasi në atë kohë presidenti François Bozize ishte dëbuar.

Mijëra njerëz u vranë në përleshjet e mëvonshme dhe Kombet e Bashkuara (KB) thonë se më shumë se një milion njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version