Susan Rice, këshilltarja për siguri kombëtare e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, refuzoi të dëshmojë para Senatit për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.
Dy ish-zyrtarë të tjerë të Obamës pritet të dëshmojnë: ish-ushtruesja e detyrës së prokurores së përgjithshme, Sally Yates, dhe ish-drejtori i inteligjencës kombëtare, James Clapper.
Rice u bë pjesë qendrore e hetimeve të Komitetit kur presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ajo mund të ketë kryer krim kur ka kërkuar nga analistët e inteligjencës të zbulojnë emrin e një bashkëpunëtori të Trumpit, të përmendur në një raport të inteligjencës.
Rice tha se nuk ka bërë asnjë gabim, raporton Evropa e Lirë.
Avokatja e saj, Kathryn Ruemmler, tha se Rice i mbështet hetimet e Komitetit, porse është e rrallë për Kongresin të kërkojë dëshmi nga këshilltarja e ish-presidentit për siguri kombëtare.