Telegrafi

Ish-këshilltarin e Obamës, Biden pritet ta emëron drejtor të CIA-s

President Barack Obama, with Vice President Joe Biden, National Security Advisor Tom Donilon, Tony Blinken and Puneet Talwar, call to Ambassador James Jeffrey in the Oval Office, Nov. 4, 2010. (Official White House Photo by Pete Souza)

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Joe Biden po konsideron emërimin e Tom Donilonin, një veteran diplomatik dhe këshilltar i sigurisë kombëtare të ish-presidentit, Barack Obama, si drejtor të Qendrës Amerikane të Inteligjencës – CIA.

Pozicioni i CIA-s mund të jetë një nga çështjet më sfiduese në administratën e demokratit pas katër vitesh të presidentit republikan, Donald Trump që akuzoi agjencinë se ishte pjesë e një komploti “të thellë” për të minuar sundimin e tij.

Joe Biden, i cili merr detyrën më 20 janar, gjithashtu tha se po e konsideronte emërimin e Michael Morellin, i cili në kohën e Obamës ishte nëndrejtor dhe drejtor i përkohshëm i CIA-s, njoftoi reuters.

Ai ka qenë një pjesë integrale e ekipit të sigurisë kombëtare të Obamës për tetë vjet si nënpresident, kështu që do të punonte ngushtë me të dy.

Ish-nënpresidenti tashmë ka zgjedhur veteranë të tjerë të administratës së Obamas për detyrat kryesore të sigurisë kombëtare, duke përfshirë Antony Blinken, një ish-zëvendës sekretar i shtetit, si sekretar i shtetit dhe Avril Haines, një zëvendës drejtor i CIA-s nën Obamën, si drejtor i inteligjencës kombëtare. /Telegrafi/