Adil Behramaj, ish-këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Prokuroria e Speciales e ka devijuar të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në shkrimin e bërë në Facebook, Behramaj ka thënë se beteja në Hagë është më së paku juridike.
“Prokuroria e Speciales e ka devijuar të vërtetën e luftës së UÇK-së dhe e deformuar historinë tonë. Betejë në Hagë më së paku është juridike. Kjo aktakuzë filloi të shpartallohet qysh sot me të vërtetën e popullit tonë, që të gjithë ne e kemi jetuar”, është shprehur Behramaj.
Ndryshe, në Hagë është duke vazhduar seanca e dytë gjyqësore ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot mbrojtja është duke paraqitur provat e tyre mbrojtëse për të akuzuarit. /Telegrafi/