Telegrafi

Ish-kapiteni i Arsenalit, Tony Adams president i Ligës së Rugbyt

Nga futbolli drejt në kreun e një sporti jo dhe aq popullor në Angli.

Ish-kapiten i Arsenalit, Tony Adams është emëruar president i ardhshëm i Ligës së Rugbyt.

Adams, i cili u pensionua nga futbolli në maj të vitit 2002, do të marrë një detyrë të re vitin e ardhshëm, përkatësisht do ta pasojë në post, Andy Burnhamin.

Interesant është fakti se 52-vjeçari ka qenë aktiv në punën e Rugbyt në Angli që nga viti 2011 përmes organizatës bamirëse “Sports Chance”, e cila synon të ndihmojë atletët me probleme mendore.

“Do të jem një nder i madh për mua të bëhem Presidenti i Ligës së Rugbyt. Sa i përket punës, jam i gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë, për të ndihmuar sportin, por edhe për lojtarët, veçanërisht ata që kanë probleme mendore. Unë dua të jap kontributin tim të plotë “, tha ish-kapiteni i Arsenalit.

Si futbollist, Adams fitoi katër tituj të kampionit në Ligën Premier, tre FA Cup dhe një League Cup.

Ai për kombëtaren angleze ka pasur 66 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola. /Telegrafi/