Telegrafi

Ish-kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës: Lëvizja u dëmtua nga komoditeti i frymës së 14 shkurtit

Ish-kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e vitit 2017, Fehmi Ferati ka folur për rezultatin jo të mirë të partisë së Kurtit në zgjedhje lokale.

“Vetëvendosjen e ka dëmtua përbrenda komoditeti i frymës së 14 shkurtit por edhe pamundësia për t’i organizuar qendrat pasi një pjesë e madhe e njerëzve të Vetëvendosjen janë angazhuar në qeveri apo ministri. Qendrat e lëna anash e kanë dëmtua vetveten duke kandidua kandidatë jo të duhur”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ferati thotë se megjithatë në këto zgjedhje u tregua një vetëdije e lartë qytetare.

“Në të gjitha komunat kanë fituar kandidatët e jo partia”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se në Mitrovicë LVV ka bërë përzgjedhje të gabuar të kandidatit.

“Thuhet se Hamza ka fituar pak në raport me parashikimet që kanë qenë”.

Ferati thotë se për partitë opozitare rezultati i 14 shkurtit ka qenë traumatizues dhe sipas tij ato tash festojnë përmirësimin e rezultatit në zgjedhje lokale./Telegrafi/