Telegrafi

Ish-kampioni olimpik thotë se Kelmendi do të triumfojë

Shaban Tërstena, ish-kampion olimpik i mundjes ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook për pjesëmarrjen e Majlinda Kelmendit në Olimpiadën e Lojërave Verore “Rio 2016”.

Ai ka thënë se sipas analizave të tij Kelmendi do të jetë kampione dhe do të shkruajë historinë si femra e parë shqiptare.

“Edhe njëherë e ritheksoj që sipas analizave të mia, kandidat për të fituar medalje të artë olimpike, potencialin e vetëm e posedon sportistja, femra e pare shqiptare që do të shkruajë historinë olimpike me shkronja të arta, dhe do të mbahet mend emri i saj përgjithmonë, e ajo është MAJLINDA KELMENDI, ne jemi me ty, tregoi botës edhe një herë se je më e mira. Do të fitosh, prandaj jam unë i pari që apriori të uroj këtë fitore, hyp lartë në majën e Olimpit, dhe qëndro aty përgjithmonë, sa të jetë bota e njerëzimi”, shkruan Tërstena.