Kampioni i botës në kërcim me shtizë për vitin 2015, kanadezi Shaën Barber ka vdekur në moshën 29-vjeçare pas komplikimeve mjekësore.
Kanadezi vdiq në shtëpinë e tij në Kingëood, Teksas pas komplikimeve mjekësore dhe nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për rrethanat e vdekjes së tij.
“Përveç të qenit një atlet i jashtëzakonshëm, Shaën ishte një person me zemër të mirë që gjithmonë i vinte të tjerët para vetes”, ka thënë fillimisht agjenti i tij Paul Doyle.
Our thoughts and prayers to the family and friends of Shawn Barber, Canadian Pole Vaulter – 2015 World Champion, Rio 2016 Olympian and Canadian Record Holder. pic.twitter.com/Mn7DcVKgqy
— Athletics Canada (@AthleticsCanada) January 18, 2024
“Të humbasësh një person kaq të mirë në një moshë kaq të re është tragjike”, përfundoi agjenti i sportistit.
Në vitin 2015, Barber mundi gjermanët Raphael Holzdeppe dhe Renaud Lavillenie për të fituar titullin e botës me një kërcim prej 5.90 metrash.
Barber më pas arriti në finalen e Lojërave Olimpike 2016 në Rio, por pa fituar asnjë medalje.
Rekordi i tij në natyrë ishte 5.93 m, i arritur në vitin 2015, dhe ai kërceu 6 metra në 2016 në ambiente të mbyllura. /Telegrafi/