Site icon Telegrafi

Ish i fejuari i Floriana Garos, pret të bëhet baba (Foto)

Pak muaj pas ndarjes nga moderatorja Floriana Garo, biznesmeni Tedi Ngjela nisi menjëherë një lidhje të re, me një vajzë me të cilën ndan shumë pasione, përfshirë atë për biznesin.

Sipas mediave, Ngjela dhe e dashura e tij Era Xhabafiti janë në pritje të një fëmije. Thuhet se çifti e ka konfirmuar lajmin prej pak ditësh, gjatë qëndrimit të tyre në Itali.

Ndonëse lajmi për ndarjen e moderatores së njohur dhe Tedi Ngjelës është diskutuar vetëm gjatë muajit nëntor, në të vërtetë thuhej se çifti po “përpëlitej” në kriza prej rreth 6 muajsh, derisa vendosën t’i jepnin fund njëherë e përgjithmonë. Kështu ka marrë fund dashuria dhe fejesa rreth 5-vjeçare e prezantueses së “Klan” me djalin e biznesmenes së njohur Shefikat Ngjela.

Floriana asnjëherë nuk është treguar e rezervuar në lidhje me dashurinë e saj. Ajo ka rrëfyer gjithmonë me dëshirë detaje nga një dashuri e madhe, për hir të së cilës ajo braktisi Amerikën dhe vendosi të jetonte në Tiranë, pranë Tedit.

Ata kanë jetuar në një shtëpi, janë shfaqur gjithmonë për dore në daljet publike, kanë ndarë me ndjekësit e shumtë udhëtimet e bukura nëpër botë, flisnin shpesh për martesë dhe për fëmijë. Floriana dhe Tedi konsideroheshin si një nga çiftet më të konsoliduara në radhët e të njohurve, por fatit ndonjëherë nuk i dihet.

Exit mobile version