Site icon Telegrafi

Ish-hetuesi policor: Takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent Serb

Bisedat në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila, dhe terroristit Milan Radoiçiq, u bënë sërish temë diskutimi në Kosovë.

Ish-hetuesi policor Murat Mehmeti, tha se të gjitha takimet të politikanëve të kosovarë, por edhe të personave të tjerë, janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë.

“Jo pse Radoiçiqi nuk është pjesë e strukturës shtetërore. Radoiçiqi formalisht e ka marrë përsipër sulmin e fundit terrorist, por prapa Radoiçiqit është inteligjenca ushtarake”, tha Mehmeti në Klan Kosova.

Lexo po ashtu Kurti për përgjimet e Kusari-Lilës: Situatë e montuar, qytetarët e dinë kush ka bashkëpunuar me Radoiçiqin

Incizimet e publikuara nga gazeta Nacionale janë të dytat të publikuara gjatë këtyre dy viteve.

Exit mobile version