Site icon Telegrafi

Ish-gruaja e thumbon Xhemailin, Erjona flet edhe për Xhakën

Erjona Sulejmani (Foto: Getty Images)

Ish-gruaja e Blerim Xhemailit, Erjona Sulejmani, ka qenë e ftuar në emisionin Magjia 21 të RTSH-së, ku ka dhënë disa opinione pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës.

Bukuroshja ka komentuar një pjesë të lojtarëve të përfaqësueses helvetike, në mesin e tyre ish-bashkëshortin e saj, si edhe ka folur për Granit Xhakën.

Ajo nuk ka mundur të mos e thumbojë Xhemailin, për të cilin ka thënë se ishte pak i lodhur në fushë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Erjona Sulejmanin

“Numri 15 (Xhemaili) mu duk pak i lodhur në fushë, por gjithsesi arriti të marrë një barazim. Gjithsesi i lodhur ishte”, ka thënë Erjona në RTSH, ndërsa citon Panorama.

Ndërkaq, Newsport transmeton edhe fjalët e Erjonës në lidhje me Granit Xhakën.

E pyetur nëse mesfushori shqiptar është njeri besnik apo jo, Erjona është përgjigjur me “nuk e di” duke shtuar më pas se “nga fotot duket njeri serioz” duke shkaktuar të qeshura te të ftuarit në emision.

Xhemaili dhe bukuroshja nga Shkodra u martuan në vitin 2015 dhe të njëjtin vit u lindi djali i tyre, Luani. Çifti tash është i shkurorëzuar.

Exit mobile version