Site icon Telegrafi

Ish-gruaja ‘diss’ djalit të Berishës, publikon fotografi duke u puthur me të dashurin (Foto)

Ish-gruaja e Shkëlzenit – djalit të Sali Berishës, Sadije Berisha, ka pranuar për herë të parë publikisht se ka një të dashur.

Ajo jeton në Stokholm të Suedisë së bashku me tre fëmijët e saj, ndërsa në një fotografi të publikuar së fundmi shfaqet teksa është duke u puthur në buzë me një mashkull, transmeton Mapo.

Me këtë fotografi, Sadija ua ka uruar miqve Vitin e Ri, ndërsa komentet e miqve në Facebook kanë qenë të shumta. Ata e uronin për këtë lidhje dhe vet Sadija u shprehte falënderimet.

Ndryshe, akoma nuk është bërë publik emri i personit që ia ka rrëmbyer zemrën e Sadijes.

Exit mobile version