Telegrafi

Ish-gjyqtari turk i futbollit, Çakar e kap me shpejtësi një insekt dhe e hanë

Ahmet Çakar është një prej ish-gjyqtarëve më të njohur të futbollit në Turqi.

Ai tashmë punon si analist në një emision sportiv “Beyaz Futbol” dhe herë pas here bënë edhe befasi.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, 59-vjeçari e ka nxënë me duar një insekt dhe me shpejtësi e ka ngrënë.

Lexo po ashtu Ish-gjyqtari i famshëm turk e risjell gjarprin në studion televizive - kësaj radhe me një mision të ri

Kjo ka bërë që të pranishmit në emision, gjegjësisht analistët tjerë të mbesin pa fjalë dhe një prej tyre u largua prej emisionit për disa minuta.

Ndryshe, Çakar më parë kishte sjell në po të njëjtin televizion një gjarpër teksa e ka puthur disa herë përpara se të bënte shou. /Telegrafi/